Pitoni me 3 sy, shkenca jep përgjigje

Shkencë & Teknologji

Pitoni me 3 sy, shkenca jep përgjigje

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:59
Monty Python, gjarpri me tre sytë

Një gjarpër me tre sy është gjetur në Australi. Le të shohim së bashku atë që duhet të dimë për këtë zvarranik me nofkën Monty Python dhe pse, sipas ekspertëve, ai ka tre sy.

Monty Python, gjarpri me tre sytë

Është një mostër e re rreth 40 centimetra e gjatë që ngordhi disa javë pasi u gjet marsin e kaluar. Siç dihet nga Parqet e Territorit të Veriut dhe Jetës së Egër, Monty Python ka jetuar rreth tre muaj. Trupi i tij, pas ngordhjes iu dhurua shkencës dhe tani është në Organizatën e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit të Darvinit.

Image

Pse ka 3 sy ?

Sipas ekspertëve, të cilët e panë gjarprit me rreze X, të tre sytë nuk janë fryt i dy kokave të veçanta. Ekzemplari ka në fakt një kafkë të vetme me një sy shtesë dhe të tre sytë funksionojnë. Syri i tretë duhet të jetë formuar në një fazë embrionale . Nuk bëhet fjalë për ndonjë specie të re, por për malformim. Ky fenomen është mjaft i zakonshëm tek zvarranikët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat