Ushtria Amerikane planifikon të dokumentojë paraqitjet e UFO-ve por do ti mbajë ato të fshehura

Shkencë & Teknologji

Ushtria Amerikane planifikon të dokumentojë paraqitjet e UFO-ve por do ti mbajë ato të fshehura

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Jashtëtokësorë vëmendje, ushtria amerikane planifikon të bëjë një raportim zyrtar dhe një sistem gjurmues që do ti monitorojë raportet nga pilotët për objektet e pa identifikuara fluturuese.

Përderisa “Dosjet-X” shihet si operacion me nam mos pritni të dëgjoni detaje për to. Ushtria nuk është e gatshme të bëjë publike të dhënat, citimet dhe informacionin e klasifikuar që këto raporte zakonisht përmbajnë, sipas gazetës The Washington Post.

Përtej lajmit se Ushtria Amerikane është duke  bërë një raport mbi UFO-t, nuk pritet ndonjë informacion për publikun e gjerë tha një zyrtar I ushtrisë.

Kjo procedurë vjen në kohën kur qeveria u alarmua me lajmet për UFO-t. Në fund të vitit 2017, u përhap lajmi se Pentagoni ka pasur një zyre sekrete të “UFO-ve” dhe ka shpenzuar 22 milion dollarë për 5 vjet për të studiuar ngjarjet e aviacionit të çuditshme dhe kërcënuese. Edhe pse ky projekt I financuar që është quajtur Programi I Avancuar për Identifikimin e Rrezikut nga Hapësira përfundoi më 2012, programi nuk u ndal plotësisht, sipas këtyre raporteve.

Kur lajmet për këtë projekt u bënë publike më 2017, Departamenti I Mbrojtjes shfaqi dy video inçizime të deklasifikuara, që shfaqnin pilotët duke folur për një objekt fluturues të çuditshëm që u pa të fluturojë me shpejtësi edhe pse nuk u identifikua sistemi që e shtynte atë. Këto objektë fluturuese që shiheshin si pika në incizime, mund të fluturojnë disa mijëra kilometra në një çast.

Qeveria po bën një hap të mençur që njoftoi qëllimet për të formalizuar dokumente dhe analiza për UFO-t, tha Seth Shostak një astronom nga Instituti për Kërkim të Inteligjencës Jashtëtokësore në Kaliforni.

“Do ti bëjë të gjithë të lumtur sepse siç duket është një hap drejt transparencës” I tha Shostok një gazete shkencore.

“Ushtria nuk është e interesuar për këto gjëra sepse mendon se ka alienë që po e kontrollojnë qiellin por mendoj se ata mendojnë që Kinezët apo Rusët janë duke e kontrolluar qiellin” tha Shostak, shkruan FOX

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat