Ekspozohen të dhënat e mbi 40 milionë përdoruesve të Instagramit

Shkencë & Teknologji

Ekspozohen të dhënat e mbi 40 milionë përdoruesve të Instagramit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:30
Instagrami

Sipas raportit të TechCrunch, janë të ekspozuara të dhënat e 49 milionë përdoruesve të instagram, duke përfshirë "ndikuesit" dhe brendet.

Të dhënat përfshinin informacionin publik të mbledhur nga profili i Instagram-it, si dhe informacione private si numrat e telefonit dhe adresat e postës elektronike.

Sipas raportit, baza e të dhënave i përkiste kompanisë indiane të marketingut Chtrbox, e cila lidh "ndikuesit" me brendet që duan të reklamojnë produktet e tyre.

Ueb faqja e ChtrBox thotë se ka më shumë se 184,000 "klientë" të Instagram-it, gjë që është shumë më e vogël se sa miliona të dhëna të gjetura në bazën e të dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat