Sisteme të reja operative në Apple

Shkencë & Teknologji

Sisteme të reja operative në Apple

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:58
Apple

Apple ka njoftuar se iPhone do të jetë më i shpejtë me sistemin e ri operativ, iOS 13, aplikacioni iTunes ka vdekur dhe iPadi po merr sistemin e vet operativ.

Në konferencën e përvitshme për zhvilluesit në Kaliforni, shefi ekzekutiv Tim Cook, shpalosi versionet e reja të iOS-it, iPad OS-it, watchOS, macOS dhe të shumëpriturin Mac Pro që u bë kompjuteri më i shtrenjtë i Apple-it.

iOS 13 – më i shpejtë e më i sigurtApple ka thënë se sistemi i ri operativ do të reduktojë madhësinë e aplikacioneve për 50 për qind, përditësimet për 60 për qind dhe do të hapen dyfish më shpejtë. Face ID është shpejtuar po ashtu, duke e hapur iPhonen 30 për qind më shpejtë. “S’ka asgjë më të rëndësishme për përdoruesit e iPhonet sesa performanca”, ka thënë Craig Federighi, zëvendëspresident i Applet për inxhinieri në softuer.

Pas macOS, iOS 13 merr sistemin “e errët” që ndryshon ndërfaqen e telefonit me të zezë prapa e shkronjat e bardha. Apele ka prezantuar edhe sistemin e ri të kyçjes, që punon njëjtë sikur Google e Facebook, por “pa mbikëqyrje”. Sistemi i ri i kamerës mund të enkriptojë dhe ngarkojë video nga kamerat e sigurisë përmes iPadit, Apple TV-së ose speakerit, në llogarinë iCloud.

iOS 13 do të lansohet në vjeshtë.

iPad OS – më shumë si kompjuterApple po e ndan iOS-in në dysh, një për iPhone e një të ri për iPad, të quajtur iPad OS.Shumica e ndryshimeve që janë bërë e bëjnë iPadin më shumë si kompjuter tradicional.

macOS 10.15 CatalinaPërditësimi i ri i macOS quhet Catalina. Detyra kryesore është pensionimi i aplikacionit iTunes. Në vend të një aplikacioni, Catalina do të përdorë tre të ndarë – Music, Podcasts dhe TV.

Edhe ky sistem del në vjeshtë.

Mac ProApple më në fund ka shpalosur Mac Pron e re, me çmim prej 5999 dollarësh. Ai do të dalë në vjeshtë. Ai përkrah procesorët Intel Xeon 28-core e 1.5TB RAM. Mac Pro vjen me sistemin e ri të grafikave që përkrahë dy kartela AMD Radeon Pro Vega II.

Apple po ashtu ka shpalosur ekranin Pro Display XDR me çmim prej 4999 dollarësh për këtë verë. Ekrani ka madhësi prej 32-inç.

watchOS 6Ora Apple po bëhet vazhdimisht e më e pavarur nga iPhone. WatchOS 6 shton një shitore të veçantë për orë dhe hapësirë për zhvilluesit të krijojnë aplikacione të ndara nga iPhone. Aty do të vijnë aplikacioni për memo të zërit, audiolibrat e kalkulatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat