Google feston sot kujtimin e gruas së parë të diplomuar: Elena Lucrezia Cornaro

Shkencë & Teknologji

Google feston sot kujtimin e gruas së parë të diplomuar: Elena Lucrezia Cornaro

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:14
Elena

Sot Google feston kujtimin e filozofes dhe teologes së shquar italiane, Elena Cornaro Piscopia. Lindur në Venecia në këtë ditë në 1646, Elena ishte gjithashtu gruaja e parë që fitoi një titull doktorature në filozofi.

Elena fliste, latinisht, italisht, hebraisht, spanjisht, frëngjisht dhe arabisht gjithashtu kishte studiuar një mori veglash muzikore si, klaviçen, klavikordën, harpën dhe violinën.Pasi u bë presidente e shoqërisë veneciane ‘Accademia dei Pacifici’, ajo u regjistrua në Universitetin e Padovës në vitin 1672.

Me mbështetjen e babait të saj, ajo aplikoi për një doktoraturë  në filozofi. Provimi i saj me gojë në vitin 1678 ngjalli aq shumë interes sa ceremonia duhej të zhvendosej nga universiteti në katedralen e Padovës për të akomoduar një audiencë që përfshinte profesorë, studentë, senatorë dhe të ftuar nga universitetet anembanë Italisë.

Në moshën tridhjetë e dy vjeç, Elena u bë gruaja e parë me doktoratë universitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat