Turizëm në hapësirë, një natë do të kushtojë 35 mijë dollarë

Shkencë & Teknologji

Turizëm në hapësirë, një natë do të kushtojë 35 mijë dollarë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Duke filluar nga viti 2020 NASA do të hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për turistët. Një natë në hapësirë do t’i kushtojë një turisti 35 mijë dollarë, ndërsa kompanitë që do të lejohen të kryejnë udhëtime private për të pasionuarit e kozmosit janë SpaceX dhe Boeing.

Nasa pritet të lejojë turistët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës duke nisur nga viti 2020, ndërsa qëndrimi për një natë do të fillojë nga 35,000 dollarë për një natë. Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi se do ta hapë stacionin që obiton rreth Tokës për turistët por edhe për bizneset.

Zv./drejtori i NASA-s Robyn Gatens tha se çdo vit do të lejohen deri në dy misione private në hapësirë. Nasa gjithashtu do t’i lejojë astronautët privatë të përdorin sondat e saj deri në 30 ditë.

"Nasa do ta hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ndaj individëve dhe biznesit ndërsa do të fillojë me reklamimi i hapësirave si kurrë më parë," tha kreu financiar i agjencisë, Jeff DeWit, ndërsa e prezantoi projektin në Nju Jork.

Dy kompanitë private të cilat do të lejohen të përdorin Stacionin Ndërkombëtar janë SpaceX, dhe Boeing.

Më herët, agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, lejoji përveç shkencëtarëve edhe qytetarë të thjeshtë të vizitojnë stacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat