Ndryshohet data e lansimit të Apple Mac Pro

Shkencë & Teknologji

Ndryshohet data e lansimit të Apple Mac Pro

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:52
Apple Mac Pro

Kompania Apple, duket se ka treguar më shumë se që ka planifikuar lidhur me lansimin e Mac Pro.

Në uebfaqen zyrtare të produkteve Apple, është një link që tregon lidhur me njoftimet, ku thuhet se ky kompjuter lansohet në shtator, ndërsa tani aty shkruan se lansohet në vjeshtë.

Mendohet se ndryshimi i njoftimit, lë të kuptohet se kjo pajisje mund të ketë një datë të përafërt të lansimit, pasi nuk dihet dita konkrete. Njoftimi se lansohet në vjeshtë, është bërë edhe për Apple Pro Display XDR, vetëm mbajtësja e së cilës kushton 999 dollarë.

Worldwide Developers Conference ishte aktiviteti ku Apple tha se lansohet nw vjeshtë, ndërsa më vonë e saktësoi se do të ndodhë në shtator. Megjithëse kjo është një datë më e vonshme, është mirëpritur sepse më në fund është caktuar koha kur do të mund të blihet.

Arsyeja pse po pritet me padurim, është Mac Pro është kompjyeri më i fuqishëm që e ka krijuar Apple ndonjëherë. Me çmim prej 5,999 dollarëve, vendosja e 1.5TB RAM, da ta bënte edhe më të shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat