Ky është telefoni Android me kamerën më të mirë

Shkencë & Teknologji

Ky është telefoni Android me kamerën më të mirë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:29
Foto

Një nga arsyet më të mëdha për të blerë një telefon premium është për kamerat. Përmes përpunimit kompjuterik ose shkathtësisë së lenteve, telefonat po shkrepin aq fotografi të mira këto ditë sa që shumica e njerëzve as nuk e konsiderojnë blerjen e një aparati të veçantë.

Sipas Android Central, Google Pixel 3 është zgjidhja më e mirë për shumicën e njerëzve, me kapjen e fotografive me lehtësi, por ka shumë opsione të tjera për njerëzit që duan të shkojnë më thellë ose të kenë nevoja të ndryshme në një telefon, përtej kamerës.

Google Pixel 3 ka kamerën më të mirë Android në dispozicion, bazuar në aftësinë e mahnitshme për të kapur fotografi të bukura në çdo situatë.

Kufizimi i pajisjes vjen në atë që nuk ka kamerë dytësore me kënd të gjerë që disa të tjerë kanë, por do të harrosh gjithçka rreth kësaj kur të fotografosh me kamerën primare.

Huawei P30 Pro është më i fuqishëm dhe i gjithanshëm se disa nga opsionet e tjera në listën e Android Central dhe mund të marrë fotografi më të mira se Pixel 3 – por është pak më i komplikuar për t’u përdorur dhe nuk është zyrtarisht në dispozicion në shumë vende. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat