Çfarë panë astronautët derisa Apollo po ulej në Hënë? - Bota Sot
Çfarë panë astronautët derisa Apollo po ulej në Hënë?

Shkencë & Teknologji

Çfarë panë astronautët derisa Apollo po ulej në Hënë?

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Nëse nuk jeni një multimilioner, ekziston një shans i mirë që nuk do ta shihni kurrë 'shkretimin madhështor' të Hënës.

Por për fat të mirë, NASA ka bërë një rikonstruksion të pamjes nga dritarja e astronautit Buzz Aldrinit derisa Moduli Lunar Apollo 11 bëri ulje historike 50 vjet më parë.

Tani një ekip ka bashkuar foto më të reja dhe me cilësi më të lartë të Hënës bazuar në fluturimin historik.

Këto foto erdhën nga Kamera e Lunar Reconnaissance Orbiter - një anije kozmike me tre kamera në bardhë e zi që u nisën në lansua në vitin 2009.

Që nga ajo kohë, ai ka orbitur Hënën në një distancë prej 50-200 km. Video tregon tre minuta të aterrimit në sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Ai rikrijon fluturimin e Eagle mbi disa kratere, duke përfshirë Perëndimin e Vogël, përpara se të ulej me sukses.

NASA ka vendosur videon krah për krah me pamjet e vërteta video të regjistruara për krahasim.

Rezultati është një video shumë e qetë, që përshkruan më saktësisht pikërisht atë që pa Aldrin kur Eagle u ul në Hënë, transmeton KosovaPress.

Për fat të keq, pamja e Neil Armstrong derisa fluturonte mbi terrenin shkëmbor për të gjetur një vend të përshtatshëm për aterrim, nuk u regjistrua kurrë.

NASA lansoi videon me rastin e 50-vjetorit të aterrimit të Apollo 11 në Hënë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...