Bishtat e cigareve nuk dekompozohen për më shumë se një dekadë, po shkatërrojnë bimët - Bota Sot
Bishtat e cigareve nuk dekompozohen për më shumë se një dekadë, po shkatërrojnë bimët

Shkencë & Teknologji

Bishtat e cigareve nuk dekompozohen për më shumë se një dekadë, po shkatërrojnë bimët

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 18:55
Cigare

Bishtat e cigareve, ku miliarda prej tyre hidhen në tokë në tërë globin, ndalojnë rritjen e bimëve, gjeti një grup ekspertësh.Studiuesit në Universitetin Anglia Ruskin gjetën se filtrat e plastikës në këto bishtra mund të ndalojnë barin dhe tërfilin të rritet normalisht.

Në tërfil, i cili është jetik për bletët dhe thith ndotjen nga tymi i naftës, një çerek më pak fara u rritën në tokën që përmbante filtra cigaresh.

Studimi zbuloi se dhjetë për qind më pak bari u shfaq në hapësira ku ishin hedhur bishta cigaresh.

Ekspertët besojnë se kimikatet e përdorura për të ndërtuar filtra plastike të cigareve bëjnë të stresojnë bimët në të njëjtën mënyrë si mungesa e ujit.

“Shumë duhanpirës mendojnë se bishtat e cigareve shpejt bio-degradohen dhe prandaj nuk i konsiderojnë ato si mbeturina”, deklaroi autorja kryesore Dr. Dannielle Green, lektor i lartë në biologji në Universitetin Anglia Ruskin.

“Në realitet, filtri është bërë nga një lloj bioplastike që mund të zgjasë vite, nëse jo dekada, për t’u dekompozuar”, potencoi tutje Dr. Green.

Për filtrat e cigareve, është thënë më herët se dëmtojnë jetën detare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...