Zbulohen tre planetë të ri: Ekzoplanetët më të afërt të gjetur ndonjëherë

Shkencë & Teknologji

Zbulohen tre planetë të ri: Ekzoplanetët më të afërt të gjetur ndonjëherë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Shkencëtarët e NASA-s kanë gjetur tre planetë të ri, duke orbitur një yll vetëm 73 vjet dritë larg planetit Tokë.

Këta planetë misteriozë, shkruan Independent, janë pjesë e sistemit TOI-270, dhe "një dhuratë për të gjithë eksploruesit që kërkojnë botë të huaj".

Tre planetë orbitojnë një yll që është vetëm 73 vjet dritë larg. Kjo i vendos ata midis ekzoplanetëve më të afërt të gjetur ndonjëherë, dhe gjithashtu më të vegjlit.

Këta planetë u zbuluan nga studiuesit që përdorin Satelitin Eksplorues Ekzoplanet të NASA-s (TESS), i cili u hodh në hapësirë në vitin 2018.

TOI-270 është më i madh se planeti ynë. Independent shprehet se ky planet është i ngjashëm me Tokën ose Marsin dhe se dy të tjerët janë më të mëdhenj dhe me  shumë gaz si Saturni dhe Jupiteri.

Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë planetë tjerë të ngjashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat