Studimi; fëmijët amerikanë duan YouTube, ata kinezë astronautikë

Shkencë & Teknologji

Studimi; fëmijët amerikanë duan YouTube, ata kinezë astronautikë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 19:35
Ilustrim

Një studim i fundit ku të përfshirë kanë qenë tre mijë fëmijë, ka treguar se te fëmijët amerikanë dhe britanikë, të qenit personalitet i YouTube është profesion më i kërkuar se të qenit astronaut.

Në nderim në misionit Apollo 11 ku astronauti Neil Armstrong për herë të parë kishte shkelur në hënë, fëmijë nga Kina, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin marrë pjesë në një anketë të Harris Poll dhe Lego-s.

Fëmijët në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar ishin tri herë më të prirë që të donin të bëheshin YouTube-rë apo vlogerë se sa astronautë, përderisa fëmijët në Kinë ishin më të prirë që të donin të bëheshin astronautë, sipas Business Insider.

Në këtë anketë janë pyetur tre mijë fëmijë të moshave tetë deri në 12, nga një mijë prej secilit shtet, dhe atyre iu janë ofruar pesë profesione që do të mund t’i zgjedhin: astronautë, muzikantë, atletë profesionistë, mësues apo vlogerë dhe YouTube-rë.

11 % e fëmijëve amerikanë dhe britanikë e zgjodhën opsionin e të qenit astronautë, ndërkaq ata kinezë 56%.

Ndërkaq, sa i përket opsionit të të qenit YouTube-r apo vloger, 18 % e fëmijëve të anketuar kinezë e zgjodhën atë opsion për dallim nga ata të Mbretërisë së Bashkuar që zgjodhën 30%, dhe atyre amerikanë 29%, e që ishte profesioni më i pëlqyeshëm nga ata të mundshëm në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat