Besimi në shkencë është duke u rritur me të madhe që nga viti 2016

Shkencë & Teknologji

Besimi në shkencë është duke u rritur me të madhe që nga viti 2016

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Shpesh mund të mendohet se besimi në shkencë është vetëm një epokë e lajmeve të rreme.

Skepticizmi i koncepteve si: siguria e vaksinimit dhe ndryshimi i klimës është shumë i përhapur sot.

Mund të ju habis por një studim i ri tregon se besimi në shkencë është rritur tejet shumë që nga vitit 2016. 86% e amerikanëve besojnë se shkencëtarët po veprojnë në interesin e mirë të njerëzve. Ndërsa, në vitin 2016 besimi ishte diku 76%, raporton “Time Magazine”.

“Skepticizmi është një fushë e gjerë, dhe ajo se çfarë kemi parë deri më tani është se perspektivat e njerëzve mbi shkencën dhe shkencëtarët mund të ndryshojnë”.

Ky raport po ashtu gjurmoi edhe komunitetin e mosbesimit në shkencë. Shumë të anketuar i shfaqen shqetësimet për shkencëtarët, konflikt interesat, sjelljet e gabuara, transparenca dhe përgjegjësia për gabimet. Një qasje më të mirë ndaj të dhënave origjinale, rishikimi i gjetjeve dhe ndarja midis industrisë dhe kërkimit mund të rritin besimin e publikut në shkencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat