Paralajmërojnë shkencëtarët: Ky është rreziku i madh që e pret botën, nëse njeriu s’ndalet së abuzuari me tokën

Shkencë & Teknologji

Paralajmërojnë shkencëtarët: Ky është rreziku i madh që e pret botën, nëse njeriu s’ndalet së abuzuari me tokën

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 08:46
Ndaj shkencëtarët do të thonë se ky abuzim me tokën duhet të ndalet për të shmangur ngrohjen katastrofike të klimës.

Shkencëtaret kanë dhënë paralajmërimin për mos të abuzuar më me tokën.

Sipas asaj që shkruan “BBC” dëmi që i është bërë tokës është i tmerrshëm.

Abuzimi që ka bërë dora e njeriut ka çuar në degradimin e dherave.

Sipërfaqet e shkretëtirave janë zgjeruar, pyjet janë prerë pa kriter dhe me mijëra gjallesa janë zhdukur.

Kurse me mijëra të tjera janë në rrezik zhdukjeje.

Po ashtu sipas shkencëtareve abuzimi që është bërë ndër vite është shkaktari kryesor për ndryshimet klimatike dhe me e keqja është se po rritet emetimi i diosksidit të karbonit.

Ndaj shkencëtarët do të thonë se ky abuzim me tokën duhet të ndalet për të shmangur ngrohjen katastrofike të klimës.

Por nëse abuzimi nuk ndalet ata thonë se nuk do të jetë e largët dita, kur materialet parësore për jetën e njeriut të shterojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat