ESA/ Lëshohet me sukses sateliti i ri

Shkencë & Teknologji

ESA/ Lëshohet me sukses sateliti i ri

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:41
Ilustrim

Agjencia Evropiane e Hapsirës, ESA, ka lançuar me sukses satelitin më të ri të saj në orbitë nga porti hapsinor evropian në Kourou, në Guajanën Franceze. Ky është lëshimi i dytë i një sateliti që do ti bashkohet një konstelacioni që formon sistemin evropian të të dhënave EDRS, që i mundëson përdoruesve të vëzhgojnë tokën thuajse në kohë reale, për të përshpejtuar kohën e reagimit në periudha emergjencash.

Sateliti do të marrë pozicion mbi satelitët e vëzhgimit që rrotullohen në orbitën e ulët të tokës duke i mundësuar sistemit të mbajë një lidhje thuajse konstante. Më herët, këta satelitë mund të transmetonin informacion vetëm kur ishin në linjë direkte me stacionet e tyre tokësore, që mund të çonte në vonesa deri në 90 minuta për transferimin e imazheve.

Lançimi i fundit u bë përmes raketahedhësit të rëndë Ariane 5. Gjenerata ariane e anijeve hapsinore ka qenë prej kohësh kryesorja për evropën në garën globale hapsinore duke lançuar misione prej më shumë se 30 vitesh.

ESA, e krijuar në 1975, ka 22 vende anëtare. Organizata prodhon lançues, anije hapsinore dhe të tjerë mekanizma që i nevojiten Evropës në pjesmarrjen e saj në aktivitetet hapsinore globale. Ajo punon me BE për implementimin e programeve Galileo dhe Copernicus si edhe me eumetsat për zhvillimin e misioneve meteorologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat