Shiu i meteorëve Perseid, sonte aktiviteti maksimal

Shkencë & Teknologji

Shiu i meteorëve Perseid, sonte aktiviteti maksimal

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:04
Shiu i meteorëve Perseid

Shiu i meteorëve Perseid këtë vit parashikohet të ketë aktivitet maksimal sonte kur mund të shihen 10 - 15 meteorë të ndritshëm në orë.

Vëzhgimi i shiut të meteorëve këtë vit do të pengohet nga Hëna, e cila do të jetë pothuajse e plotë në atë kohë.

Kushtet më të mira për të parë shiun e meteorëve do të jenë pas orës 2.00 e deri në mëngjes, raporton Hina.

Aktiviteti mesatar i Perseid është nga 50 deri në 100 meteorë në orë në kushtet e errësirës së mirë kur nuk ka Hënë, dhe për vëzhgim duhet gjetur një vend sa më larg burimit të dritës.

Bill Cook nga NASA thotë se për të parë sa më mirë shiun e meteorëve duhet gjetur një vend të errët dhe të qetë në natyrë. Para kësaj, ai thotë se duhet gjysmë ore ‘që sytë të mësohen me qiellin e zi dhe se nuk duhet pritur që të shihni Persidin sapo të dilni nga shtëpia’.

Sipas tij, koha më e mirë për një gjë të tillë është pas orës 2 të mëngjesit.

“Harroni teleskopët, dylbitë dhe gjëra të ngjashme. Nëse doni të fotografoni qiellin e natës, vendosni kamerën tuaj në një trekëndësh. Xhironi ekspozime të gjata, nga sekonda në minuta, por jo më shumë se kaq, sepse ju mund të kapni rotacionin e yjeve për shkak të të cilave nuk do të jeni në gjendje të shihni "bishtin" e Perseidit”, thotë Cook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat