Media sociale po nxit pikëpamjet ekstreme

Shkencë & Teknologji

Media sociale po nxit pikëpamjet ekstreme

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Teoritë rreth vdekjes së Jeffrey Epstein, një financier në qendër të një çështje gjyqësore nën akuzat e trafikimit për seks, kanë pushtuar rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Këto teori madje kanë arritur të depertojnë edhe tek mediumet kryesore. Në materialin në vazhdim, Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, i hedh një vështrim se si media sociale nxit pikpamjet ekstreme.

Kur u përhap lajmi se një financier i burgosur nën akuzat për abuzime seksuale kishte vdekur në atë që dukej si vetëvrasje, disa javë pas një përpjekje për vetëvrasje, media sociale shpërtheu me teori të ndryshme. Si ndodhi? Kush e bëri? Dhe pse? Presidenti Trump ndau në Twitter postimin e një komediani.

“Ai dinte gjëra për familjen Klinton dhe kështu përfundoi i vdekur”, u shpreh komediani Terrence K. Williams.

Vëzhguesit e medias sociale thonë se vdekja e financierit Epstein ishte stuhia e përsosur për keqinformim në Twitter, Facebook dhe YouTube. Irina Raicu është me Universitetin Santa Clara.

“Është bërë një prirje standade ndërsa shohim këto valë keqinformimesh që bien mbi kokat e të gjithëve.”

Hany Farid është me Universitetin Berkley.

“Gjithmonë kemi patur teori konspiracioni, por tani kemi shpejtësinë dhe gjerësinë e përhapjes si dhe nxitjen e tyre falë medias sociale. Tani, kushdo mund të thotë çfarë të dojë.”

Një çështje është se mediat sociale si Twitter nxjerrin si parësore temat kryesore për të cilat po flasin njerëzit. Nga ana tjetër kritikët thonë se kjo ushqen më shumë idetë ekstreme dhe teoritë e konspiracionit, duke sjellë më shumë vëmendje tek ata.

“Ideja për të mos xjerrë si kryeartikuj temat që po debatohen më shumë, ka më shumë kuptim, sepse po tërheq vëmendjen e njerëzve ndaj diçkaje që nuk u intereseon. Dhe, nëse ajo që po debatohet më shumë janë teoritë e konspiracionit, do të thotë se media sociale luajti rol në përhapjen”, thotë autorja Irina Raicu.

“Duhet shqyrtuar ideja e vënies së rregullave mbrojtëse në internet, sepse po shohim pasoja reale nga ato që po ndodhin në rrjetet e medias sociale”, thotë Hany Farid. Pas çdo incidenti të profilit të lartë, rrjetet e medias sociale gjendet nën presion për të bërë diçka për kufizimin e pikpamjeve ekstreme ose entet rregulaltore do ta bëjnë këtë./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat