Pronari i Tesla propozon bombardimin e Marsit për ta bërë të banueshëm - Bota Sot
Pronari i Tesla propozon bombardimin e Marsit për ta bërë të banueshëm

Shkencë & Teknologji

Pronari i Tesla propozon bombardimin e Marsit për ta bërë të banueshëm

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 07:29
Ilustrim

Pronari i kompanisë së njohur Tesla, Elon Musk, godet sërish."Marsi Bërthamor!"  shkruan ai në një postim në Twitter, duke u përqëndruar në idenë e tij  te bombardimi i "planetit të kuq" me armë bërthamore për ta bërë atë të banueshëm  për njerëzit.

Qëllimi i bombardimit të Marsit  me armë bërthamore është që të shkrihen majat e tij të akullta dhe të lëshojë ujin e bllokuar në polet e tij dhe më pas CO2 në atmosferë, në mënyrë që të krijojë efektin "serë" korrespondues të Tokës. Temperaturat e saj ekstreme janë më të tolerueshme.

Në vitin 2015, Z. Tesla rindërtoi idenë e tij për të përdorur bomba hidrogjeni përpara kamerave televizive të The Late Shoë With Stephen Colbert, duke e përshkruar atë si 'të keqen e komikeve'.

Shkencëtarët e kanë karakterizuar jo vetëm të parealizuar, por edhe të papërgjegjshme, teorinë e Musk, si në aspektin e teknologjisë që disponon njeriu për zbatimin e saj dhe rezultatin.

Përpjekja për ta shndërruar Marsin në një mjedis të ngjashëm me Tokën vetëm mund të shtyjë kufijtë e trillimeve shkencore, por nuk parasheh asnjë mundësi reale që  ky planet të kolonizohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...