Shtyrja e lansimit të Huawei Mate X është bërë për ta avancuar procesorin dhe kamerën - Bota Sot
Shtyrja e lansimit të Huawei Mate X është bërë për ta avancuar procesorin dhe kamerën

Shkencë & Teknologji

Shtyrja e lansimit të Huawei Mate X është bërë për ta avancuar procesorin dhe kamerën

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:37
Huawei Mate X

Lansimi i Huawei Mate X – që është telefoni parë i palosshëm i kësaj kompanie – është shtyrë sërish dhe nuk do të shfaqej në shtator si parashikohej, por mund të ndodhë dikur në nëntor.

Neowin ka mësuar se ky telefon, kurdo që të arrijë do të ketë ndryshime të mëdha dhe jo si e kemi parë më herët.

Burime pranë Huawei, kanë bërë të ditur, se shtyrja e lansimit është bërë për ta avancuar më shumë procesorin dhe kamerën dhe jo se ka  ndonjë problem ky telefon.

Si pjesë e planeve, është procesori ri Huawei Kirin 990, për të cilin nuk dihen specifikat si dhe kamera që është përdorur në Huawei P30 Pro, që realizon fotografi shumë të mira dhe në dritë të dobët.

Mbetet ende një telefon i palosshëm, ndërsa thuhet se Huawei Mate X, në këtë linjë të telefonave do të jetë shumë i mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...