Microsoft paralajmëron modalitetin e errët në paketën Microsoft 365

Shkencë & Teknologji

Microsoft paralajmëron modalitetin e errët në paketën Microsoft 365

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:01

Punonjësit e Microsoft kanë filluar testimin e modalitetit të errët për aplikacionet celular Office.

Tani Microsoft ka njoftuar se modaliteti i errët jo vetëm që do të arrijë në aplikacionet Outlook për Android dhe iOS, por gjithashtu do të arrijë edhe më shumë produkte brenda paketës Microsoft 365, transmeton KosovaPress.

Në një postim në blog, Microsoft nënvizon atë që e motivoi kompaninë të prezantojë modalitetin e errët dhe procesin e krijimit të saj. Gjithashtu u theksua që modaliteti i errët arrin në Outlook për iOS dhe Android, si dhe Office.com.

Më vonë këtë vit, kur Apple lëshon iOS 13 (i cili përfshin modalitetin e errët të sistemit), Microsoft do të aktivizojë gjithashtu modalitetin e errët për më shumë aplikacione të tij, duke përfshirë Word, Excel, PowerPoint, SharePoint, OneDrive, Planner dhe To-Do.

Google prezanton modalitetin e errët të nivelit të sistemit për Android 10, dhe Microsoft ka thënë se do t'i përshtatë aplikacionet e tij në cilësimet e sistemit në të dy platformat.

Në të ardhmen, Microsoft planifikon të zgjerojë modalitetin e errët në më shumë produkte të Microsoft 365, të tilla si Planner dhe OneDrive për Web.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat