Steve Jobs është gjallë dhe ndodhet në Egjipt? Çfarë fshihet pas fotos që bëri lëmsh rrjetin

Shkencë & Teknologji

Steve Jobs është gjallë dhe ndodhet në Egjipt? Çfarë fshihet pas fotos që bëri lëmsh rrjetin

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 20:17
Steve Jobs

Një foto e postuar në rrjetin social Reddit ngatërroi internetin dhe i bëri njerëzit të dyshojnë nëse Steve Jobs ka vdekur. Në foto shfaqej një burrë me syze, me mjekër dhe flokë të thinjur, i cili rrinte i menduar në një lokal. Për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me Steve Jobs, fotoja u bë virale dhe aq u desh që njerëzit të fillojnë me teoritë konspirative se krijuesi i Apple është gjallë dhe fshihet në Egjipt.

Në fakt, nuk është hera e parë që këto teori konspirative përhapen me një shpejtësi të madhe. Për shumë yje të ndarë nga jeta është thënë se janë gjallë dhe fshihen diku në botë. Kujtojmë se për 2Pac, Michael Jackson, Jim Morrison, Elvis Presley e shumë e shumë të tjerë është thënë e njëjta gjë. Pse nuk duhet besuar lajmi që po bën xhiron e mediave?

E para, kjo foto është shpërndarë në Reddit si një shaka. Reddit njihet për shakatë dhe sarkazmën në postime dhe kjo ishte edhe arsyeja e postimit të fotos së sozisë së Jobs – për të bërë shaka dhe për të ironizuar thashethemet që qarkullojnë për personazhet e sipërpërmendur.

Shakatë dalin jashtë kontrollit dhe kjo nuk është diçka e re. Ka ndodhur shpesh që një shaka të merret seriozisht nga njerëzit dhe të shkaktojë probleme nga hiçi.

Image

Mediat sociale nuk janë një burim i sigurt informacioni. Ato nuk duhen marrë për bazë duke qenë se mund të keqinformojnë publikun. Edhe kur është cituar që diçka është bërë për shaka, informacioni mund të keqpërdoret. Nuk duhet të harrojmë që njerëzit ndonjëherë jetojnë për të hedhur teori konspirative.

Ka ndodhur shpesh që këto teori të jenë të rrezikshme. E tillë ishte teoria konspirative e vaksinës së 1-vjetorit që thuhej se shkaktonte autizëm te fëmijët. Kjo bëri që shumë njerëz ta besonin (ka nga ata që vazhdojnë ta besojnë, edhe pse nuk është vërtetuar kurrë) dhe të mos i vaksinonin fëmijët.

Image

Prandaj, kjo foto nuk duhet marrë seriozisht. Është thjesht një njeri i ngjashëm me Steve Jobs dhe një foto që është përdorur për shaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat