NASA dhe ESA bashkohen për t’i ndaluar asteroidet e rrezikshme

Shkencë & Teknologji

NASA dhe ESA bashkohen për t’i ndaluar asteroidet e rrezikshme

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Nëse njerëzimi dëshiron t’i ndalojë asteroidet e rrezikshme, shtetet do të duhet të bashkëpunojnë së bashku.

Agjencia hapësinore amerikane NASA dhe ajo evropiane ESA do të takohen në Romë javën e ardhshme për të diskutuar për përparimin e misionit hulumtues Asteroid Impact Deflection Assessment, detyra e të cilit është studimi i mundësisë së ndryshimit të trajektores së asteroidit duke u përplasur me një anije kozmike. Projekti synon ta ndryshojë rrugën e njërit prej dy asteroideve Didymos midis Tokës dhe Marsit, ndërsa fluturakja për vëzhgim do ta analizojë efektin e goditjes më mirë sesa vëzhguesit nga Toka.

NASA do ta bëjë fluturaken për përplasje të emërtuar Double Asteroid Impact Test (DART), e cila është planifikuar të lansohet gjatë verës së vitit 2021. Ajo do ta godasë më të voglin nga dy asteroidet Didymos, ndërsa sateliti italian LICIACube do të mbledhë të dhëna. Më pas, ESA do ta lansojë sondën Hera në tetor të vitit 2024, për ta studiuar asteroidin dhe kraterin. Sonda do të udhëtojë dy vjet.

Shkencëtarët e kanë zgjedhur qëllimisht çiftin e lartpërmendur të asteroideve, sepse ata janë një objektiv i lehtë për testim. Sigurisht, testimi është një gjë, ndërsa situatat e krizës krejt diçka tjetër. Në rast urgjence, sistemi i mbrojtjes do të duhej ta zgjidhte problemin me asteroidët më të mëdhenj dhe më të shpejtë të cilët mund të jenë drejtuar për në Tokë, por projekti është definitivisht një hap i rëndësishëm përpara për njerëzimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat