Shkencëtarët rindërtojnë pamjen fizike të kushëririt të largët të njeriut

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët rindërtojnë pamjen fizike të kushëririt të largët të njeriut

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Tashmë e dimë se si ka qenë Njeriu i Neandertalit, por falë ADN-së, shkencëtarët izraelitë kanë arritur t’i japin trup e fytyrë një tjetri prej ish-kushërinjve tanë, Denisovianit, që u zhduk 50 000 vjet më parë.

Shkencëtarët kishin shumë pak dijeni për njerëzit e Denisovës, mbetjet e para të të cilëve u zbuluan në vitin 2008: disa dhëmbë, pjesë kockash dhe një nofull të poshtme. Pra, shumë pak për të ditur se si dukeshin.

Shkencëtarët përdorën pjesët e ADN-së së gjetur në këto fragmente për të hamendësuar se cilat gjene ishin të aktivizuara, duke rindërtuar kështu pamjen fizike të këtyre kushërinjve tanë të largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat