Astronomi amerikan flet për alienët: Ajo që erdhi nga kozmosi në Hënë - është ende atje

Shkencë & Teknologji

Astronomi amerikan flet për alienët: Ajo që erdhi nga kozmosi në Hënë - është ende atje

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 17:47
Foto

Hëna nuk ka atmosferë apo aktivitet të rëndësishëm gjeologjik që do të shkatërronte gjurmët e vjetra. Çdo gjë që vjen nga hapësira në Hënë është ndoshta ende atje duke pritur të zbulohet, thonë shkencëtarët.

Nëse shkencëtarët duan të kërkojnë të dhëna për alienët, ata mund të mos kenë nevojë të shikojnë në universin e largët. Profesori i astronomisë në Harvard, Abraham Loeb është i bindur se gjurmët e jetës jashtëtokësore mund të gjenden në sipërfaqen e Hënës.

Në një shkrim për revistën Science American, Loeb, i njohur ndryshe si profesori që teorizoi se objekti ndëryjor Oumuamua mund të ketë qenë një sondë aliene, argumentoi se gjurmët e mundshme të jetës së huaj (si ato biologjike dhe mekanike) mund të mbeten në Hënë edhe pas goditjes së asteroideve.

Për këtë arsye, Loeb mbron me gjithë zemër dërgimin e një misioni kërkimor dhe ndërtimin e një stacioni hulumtimi në Hënë. Ai thekson se në këtë mënyrë njerëzit do të kishin mundësinë më të mirë për të gjetur një civilizim të huaj, nëse ka, në sistemin tonë planetar.

Do të ishte fenomenale të gjendet mikro-fosile të formave të jetës së huaj në Hënë. Do të ishte edhe më interesante të gjesh gjurmë të teknologjisë së huaj që u rrëzuan në sipërfaqen e saj një miliard vjet më parë. Ky do të ishte mesazhi më i mirë se alienët ekzistojnë me të vërtetë, shkruan Loeb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat