NASA prezanton gjeneratën e re të kostumeve hapësinore

Shkencë & Teknologji

NASA prezanton gjeneratën e re të kostumeve hapësinore

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:37
NASA prezanton gjeneratën e re të kostumeve hapësinore

NASA prezantoi kostumet e reja hapësinore që astronautët do të veshin gjatë misioneve të ardhshme në Hënë.  Ato janë ende në fazën e testimit, por teknikët sigurojnë se do të jenë gati për vitin 2024.

Kjo gjeneratë e re e kostumeve xEmu tashmë është testuar nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

“ Tutat hapësinore” do të jenë të madhësive e prerjeve të ndryshme për burrat dhe gratë, në mënyrë që të përshtaten me forma e tyre të trupit. Kostumet janë konceptuar për të jetuar dhe punuar në Hënë, e ndryshe nga versionet e mëparshme, ato mundësojnë më shumë lëvizje dhe përkulje të këmbëve.

Fakti që ofron dhe një gamë më të gjerë madhësish, zgjidh të hershëm me modelet e mëparshme. Kostumet e reja, gjithashtu arrijnë të rregullojnë gjerësinë e shpatullave, në mënyrë që të përshtaten më mirë me fizikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat