Më në fund u zbulua lidhja me njeriun: Shkencëtarët gjejnë majmunin 12 milionë vjeçar në zemër të Evropës

Shkencë & Teknologji

Më në fund u zbulua lidhja me njeriun: Shkencëtarët gjejnë majmunin 12 milionë vjeçar në zemër të Evropës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Ecja në pozicion të drejtë e qenieve njerëzore të ditëve të sotme u pa për herë të parë tek një majmun në Evropë dhe jo në Afrikë, siç supozohej më parë, deklaroi një grup ndërkombëtar studiuesish.

Ekipi, i udhëhequr nga Madelaine Boehme, nga Universiteti i Tuebingen në Gjermani, botoi një studim në revistën shkencore “Nature”, që thotë  se ekziston një paraardhës i mundshëm i njerëzve dhe majmunëve që ishte në gjendje të lëvizte në dy këmbë, pothuajse 12 milionë vjet më parë.

“Ky është një moment i madh për paleontologjinë dhe një ndryshim paradigmatik”, theksoi Boehme.

Zbulimi vë në pikëpyetje teorinë e mëparshme të evolucionit të majmunëve dhe njerëzve.

Midis viteve 2015 dhe 2018, ekipi zbuloi fosilet e një qenieje të panjohur më parë në një gropë në shtetin gjerman të Bavarisë.

Kjo qenie, e quajtur Danuvius, jetoi 11,62 milionë vjet më parë e ndoshta ishte edhe në gjendje të ngjitej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat