Shkencëtarët zbulojnë diçka të re për trurin e njeriut

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë diçka të re për trurin e njeriut

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Shkencëtarëtt kanë studiuar të rriturit, që e kanë pasur të hequr gjysmën e trurit që kur kanë qenë të vogël.

Ata kane gjetur diçka befausese, gjysma e trurit të hequr është riparuar vet për të formuar lidhje të forta jo të zakonshme ne mes rrjetave funksionale të trurit, me sa duket për ta ndihmuar personin të funksionojë sikur të jetë truri i paprekur.

Studimi i ka përfshirë 6 te rritur të cilët kanë kaluar në operacion kur kane qenë fëmijët për t’i hequr krizat epileptike, dhe 6 pjesëmarrës të tjerë që bënin kontrolla, raporton “The Indepedent”.

12 pjesëmarrësit iu kërkua që të shtrihen në një skaner funksional të rezonancës magnetike. Skaneri i ka matur aktivitetin e trurit duke zbuluar ndryshime që lidhen me rrjedhën e gjakut.

Atyre iu kërkuar që mos të bien në gjumë, përderisa hulumtuesit kanë gjetur aktvivitete spontane në tru.

Ekipi i hulumtimit kanë menduar se do të gjejnë lidhje më të dobëta në mes disa pjesëve të veçanta me pjesëmarrësit me një hemisferë, pasi që këto lidhje kanë kërkuar lidhje me dy hemisfera.

Mirëpo, ata kanë gjetur lidhje befasuese dhe të fuqishme me personat që kanë pasur vetëm një hemisferë. Këta persona kishin funksion të lartë. Ata kishin aftësi tejet të mira të gjuhëve.

“Aq e mrekulleshme që mund të jetë që personat vetëm më gjysmë truri mund të jetojnë, mirëpo ndonjëherë një incident i vogël mund të ketë efekte të mëdha”- thanë ekipi hulumtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat