Galaxy Fold 2 duket mbreslënës në videon e re, mund të vijë me Snapdragon 855

Shkencë & Teknologji

Galaxy Fold 2 duket mbreslënës në videon e re, mund të vijë me Snapdragon 855

Më: 9 janar 2020 Në ora: 00:10
Galaxy Fold 2

Ne kemi parë tashmë imazhe të vërteta të Samsung Galaxy Fold 2, por këto imazhe dhe video të reja konceptuale e bëjnë pajisjen të duket edhe më e mirë.

Kjo video e re e bën pajisjen e ardhshme të dalë në pah dhe madje mund të konsiderohet si një video promocionale e bërë nga Samsung.

Tani, pjesa më e mirë është që kemi filluar të marrim më shumë informacione në lidhje me brendësinë e pajisjes.

Informacioni i ri nga MySmartPrice thotë se kjo pajisje e palosshme me një dizajn të guaskës mund të përfshijë një procesor Qualcomm Snapdragon 855, si në origjinalin Galaxy Fold.

Do të përfshijë gjithashtu një kamerë të përparme 10MP që mund të jetë e njëjta e gjetur në seritë Galaxy Note 10.

Pritet që kjo pajisje të kushtojë nën 1.000 dollarë, dhe sipas thashethemeve, ajo mund të jetë e disponueshme në të njëjtën ditë që lansohet me Samsung Galaxy S20 Series gjatë ngjarjes së ardhshme Galaxy Unpacked.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat