Bose mbyll 119 dyqane, përqendrohet në shitjet online

Shkencë & Teknologji

Bose mbyll 119 dyqane, përqendrohet në shitjet online

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Bose, kompania e famshme e audio pajisjeve, do ta zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e dyqaneve për shkak të “ndryshimit dramatik” në favor të shitjeve në internet.

Kjo nënkupton që do të mbyllen 119 dyqane në Amerikë, Europë, Japoni dhe Australi. Të hapura do të qëndrojnë rreth 130 dyqane në Kinë, Emirate të Bashkuara Arabe, Indi dhe disa shtete aziatike, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët e Bose kanë thënë se nuk do të kenë nevojë për këto dyqane pasi konsumatorët e tyre përherë e më shumë po i blejnë produktet me anë të internetit. Përveç faqes zyrtare (bose.com), këto produkte shiten edhe në Amazon, Best Buy dhe Target.

Colette Burke, zëvendëspresidente e Bose për shitje globale, ka theksuar se kjo lëvizje ishte shumë e vështirë dhe se kompania është falënderuese për punën e deritashme të të gjithë personelit i cili prej tash nuk do të punojë më.

“Fillimisht, dyqanet tona u mundësonin njerëzve që t’i përjetonin dhe testonin pajisjet, posaçërisht dëgjueset dhe sistemet e zërimit shtëpiak për CD dhe DVD”.

“Asokohe kjo ishte ide radikale, por ne fokusoheshim në nevojat e konsumatorëve – gjë të cilën po e bëjmë edhe tash”.

Në vitin 2019, në SHBA janë mbyllur 9.302 dyqane, që është për 59 për qind më shumë sesa në vitin 2018.

Shitjet përmes internetit aktualisht përbëjnë 16 për qind të të gjitha shitjeve, por deri në vitin 2026 priten do rriten deri në 25 për qind. Kjo nënkupton mbylljen e gati 75.000 dyqaneve tjera, përfshirë 20.000 dyqaneve të veshmbathjeve dhe 10.000 dyqaneve të pajisjeve elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat