Zbulohen gjurmë të një specie misterioze njerëzore

Shkencë & Teknologji

Zbulohen gjurmë të një specie misterioze njerëzore

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:05
Gjurmë të një specie misterioze njerëzore

Popullsia misterioze e njerëzve të lashtë jetonte në Afrikën Perëndimore gjysmë milioni vjet më parë, dhe shkencëtarët besojnë se gjenet e tyre ende jetojnë në njerëz sot.

Kjo “popullsi fantazmë arkaike” duket se ka devijuar nga njerëzit modernë përpara se neandertalët të ndaheshin nga pema e familjes, sipas një studimi të botuar në revistën ‘Science Advances’, raporton CNN.

Ndarja ndodhi afërsisht 360,000 deri në 1 milion vjet më parë, sipas studiuesve të Universitetit të Kalifornisë Los Anxhelos (UCLA).

Këta njerëz të lashtë kishin fëmijë me paraardhësit e afrikanëve të sotëm, ashtu si neandertalët riprodhuan me paraardhësit e evropianëve modernë, shkruajnë  Arun Durvasula dhe Sriram Sankararaman.

ADN-ja e kësaj popullate arkaike përbën dy deri në 19 për qind të trashëgimisë gjenetike të njerëzve modernë në Afrikën Perëndimore, thanë ata.

Studiuesit në UCLA thonë se shumë studime kanë zbuluar kontributin e linjave antike në origjinën e afrikanëve të sotëm, por që natyra e atyre kontributeve ka mbetur e kuptuar dobët. Kjo është pjesërisht për shkak të të dhënave të rralla fosile në Afrikë dhe vështirësisë në nxjerrjen e ADN-së antike.

Shkencëtarët e UCLA-së i kanë kapërcyer këto sfida në gjetjen e fisit të “shpirtrave njerëzorë” duke përdorur teknikat e modelimit të ADN-së moderne të ndihmuara nga kompjuteri.

Ata kanë krijuar “harta gjenomi me origjinë arkaike” për katër popullsi etnike të Afrikës Perëndimore në Nigeri, Sierra Leone dhe Gambia.

Studiuesit krahasuan 405 gjenome të njerëzve nga Afrika Perëndimore me gjenet e neandertalëve dhe denizovanëve, dhe hetuan nëse ato ishin të përziera me hominide të panjohura, paraardhësit e të cilëve u ndanë nga pema e familjes njerëzore para neandertalëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat