Google publikon 1,000 foto të Tokës në rezolucion të lartë

Shkencë & Teknologji

Google publikon 1,000 foto të Tokës në rezolucion të lartë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 07:46
Ilustrim

Google ka ndarë disa foto të rezolucionit të lartë të Tokës dhe është përditësimi më i madh i koleksionit Google Earth View me 1,000 imazhe të reja.

Koleksioni i Google Earth View tashmë numëron mbi 2,500 peizazhe nga mbarë bota dhe cilësia e tyre është përmirësuar më tutje në 4K me ngjyra më të forta dhe qartësi më të lartë.

Këto imazhe mund të përdoren në Android si sfond apo edhe në kompjuterin tuaj. Nëse dëshironi ti shikoni nga shfletuesi Chrome, Google ofron një shtojcë.

Google thotë se Earth View filloi nga kurioziteti. Imazhet e platformës janë parë nga miliona njerëz në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat