Fenomeni i rrallë/ Të gjithë sytë nga qielli më 9 mars, ja çfarë do ndodhë

Shkencë & Teknologji

Fenomeni i rrallë/ Të gjithë sytë nga qielli më 9 mars, ja çfarë do ndodhë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 20:31
Procesi do të zgjasë nga e diela deri të martën

Mbrëmjen e 9 marsit të gjithë duhet të ngrini sytë nga qielli pasi ka ardhur koha e një tjetër spektakli. “Ladbible.com”, shkruan se për herë të dytë këtë vit do të ndodhë ajo që quhet ‘superhëna’. Këtë radhë fenomeni do të quhet ‘Hëna Krimb’ (Worm Moon) dhe për të gjithë banorët e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë një fenomen krejtësisht i dukshëm. Edhe zonat e tjera e shohin, por aq të qartë sa Anglia.

Procesi do të zgjasë nga e diela deri të martën.

Hëna do të arrijë në nivelin dhe në madhësinë maksimale të hënë në mbrëmje. Fenomeni ndodh kur periudha e hënës së plotë është afër pikës më të afërt të orbitës të tokës, duke sjellë një prerje të formës së saj. Kjo do të thotë që “Superhëna” është e aftë të jetë deri në 14 përqind më e madhe dhe deri në 30 përqind më e ndriçushme se hëna e një natë normale, duke bërë që vendi ku jemi pavarësisht orës së vonë të natës të na duket pothuajse ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat