Super-kompjuteri identifikon 77 ilaçe që mund të mposhtin koronavirusin

Shkencë & Teknologji

Super-kompjuteri identifikon 77 ilaçe që mund të mposhtin koronavirusin

Më: 24 mars 2020 Në ora: 23:06
Super-kompjuteri

Një super-kompjuter ka identifikuar 77 ilaçe që mund të shërbejnë si një kornizë për të ndihmuar studiuesit të gjejnë një kurë për koronavirusin.

I njohur si ‘Summit’, super-kompjuteri IBM ishte ngarkuar nga studiuesit në SHBA të Laboratorit Kombëtar Oak Ridge që të gjente një kurë të mundshme për COVID-19, shkruan Daily Mail.

Studimi u përqendrua në metodën që virusi përdor për t’u lidhur me qelizat dhe kërkoi komponime kimike që mund ta parandalojnë atë nga veprimi i tillë.

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara thanë se ata tani kanë një listë të ilaçeve që mund të funksionojnë për t’u lidhur me virusin dhe për ta parandaluar atë nga injektimi i qelizave.

“Ne hipotezojmë se molekulat e identifikuara mund të rivlerësohen për të kufizuar njohjen virale të qelizave pritëse dhe / ose ndërprerjen e ndërveprimeve të virusit kryesor”, thane shkencëtarët.

Testime të mëtejshme eksperimentale në listën e identifikuar të kimikaleve tani janë të nevojshme për të përcaktuar nëse ndonjë prej tyre mund të përdoret për të krijuar një trajtim për virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat