Hakerat në aksion/ Sulmojnë dhe vjedhin kërkimet për kurën e Covid-19

Shkencë & Teknologji

Hakerat në aksion/ Sulmojnë dhe vjedhin kërkimet për kurën e Covid-19

Më: 18 prill 2020 Në ora: 06:39
Ilustrim

Një zyrtare e lartë e FBI-së për sigurinë kibernetike tha se hakera të qeverive të huaja kanë ndërhyrë në rrjetet e kompanive që kryejnë kërkime për kura të mundshme për COVID-19.

Zv.Ndihmës Drejtorja e FBI-së Tonya Ugoretz u tha pjesëmarrësve në një panel në internet të organizuar nga Instituti Aspen se FBI-ja kohët e fundit kishte parë hakera të mbështetur nga shtete të huaja që gjurmonin rreth një serie institucionesh të kujdesit shëndetësor dhe të tjera kërkimore.

“Ne sigurisht kemi parë veprimtari zbulimi dhe një numër ndërhyrjesh në disa nga këto institucione, veçanërisht ato që e kanë identifikuar publikisht veten se janë duke bërë punë kërkimore për COVID-in”, tha ajo.

Ugoretz tha se është e kuptueshme që institucionet që punojnë për kura premtuese ose një vaksinë të mundshme të lajmërojnë publikisht për punën e tyre. Sidoqoftë, sipas saj, “ana e trishtë është se kjo i bën ata një objektiv për shtetet e tjera që janë të interesuara të grumbullojnë detaje të sakta rreth asaj që po bëhet dhe ndoshta edhe të vjedhin të dhënat e pronësisë intelektuale nga këto institucione”.

Ugoretz tha se hakerat e mbështetur nga shteti shpesh e kanë patur në shënjestër industrinë bio-farmaceutike, por sqaroi se “sigurisht që kjo është shtuar gjatë kësaj krize”. Ajo nuk i përmendi vendet konkrete e nuk identifikoi hapur as kompanitë e vëna në objektiv të sulmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat