Ndriçimi i vrimave të zeza, astronomët kapin momentin e rrallë që ndodh 2 herë në 12 vjet

Shkencë & Teknologji

Ndriçimi i vrimave të zeza, astronomët kapin momentin e rrallë që ndodh 2 herë në 12 vjet

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Një teleskop i NASA-S ka arritur të fiksojë levizjen e vrimave të zeza, një fenomen që ndodh dy herë në 12 vjet. Kështu, astronomët duke studiuar mënyrën se si lëvizin në çift vrimat e zeza, kanë arritur të provojnë teorinë e relativitetit të Ajshtajnit. Vrimat e zeza janë rajone të galaksisë të krijuara nga shpërberja e yjeve gjigante me një fushë gravitacionale jashtëzakonisht të madhe.

Astronomët, duke studiuar mënyrën se si lëvizin në çift vrimat e zeza, kanë arritur të provojnë teorinë e Ajshtajnit. Ata kanë parashikuar ndërveprimet e një vrimë që peshon, 18 miliardë herë më shumë se masa e Diellit tone dhe një tjetre në "vetëm" 150 milion. Ky zbulim u bë duke përfshirë efektet e tyre të shtrembëruara në hapësirë-kohë dhe duke supozuar se vrima më e madhe kishte një "sipërfaqe" të lëmuar.

Ngjarja u kap nga teleskop me infra i kuqe I Agjensisë amerikanë NASA, gjatë një vëzhgimi rutinë.

"Kur kontrollova për herë të parë shikueshmërinë e OJ 287, u trondita kur pashë se u bë e dukshme për Spitzer menjëherë në ditën kur parashikohej të ndodhte ndriçimi tjetër," tha Dr Seppo Laine, shkencëtar mbikëqyrës.

"Ishte jashtëzakonisht fat që ne do të ishim në gjendje të kapnim kulmin e këtij ndriçimi, sepse asnjë instrument tjetër i krijuar nga njeriu nuk ishte në gjendje të arrinte këtë ".

Vrimat e zeza janë rajone të galaksisë të krijuara nga shpërberja e yjeve gjigante me një fushë gravitacionale jashtëzakonisht të madhe. Shpjegimi më i mirë për këtë sjellje të jashtëzakonshme është se objekti më i vogël shkatërrohet përmes një disku gazi dhe pluhuri bashkohet me shoqëruesin e tij më të madh, pas ngrohjes në temperatura jashtëzakonisht të larta. Ky episod ndriçimi ndodh ndodh 2 herë në 12 vjet, dhe ekziston rreth 3.5 miliardë vjet dritë nga Toka.

Shkencëtarët, përfshirë edhe fizikantin Stephen Hawking, zhvilluan atë që u bë e njohur si teoria "pa flokë"e vrimave të zeza. Kjo në thelb thotë se sipërfaqja e një vrimë të zezë përgjatë boshtit të saj të rrotullimit është simetrike, nuk ka gunga.

Ndriçimi tjetër do të jetë në vitin 2022, dhe pastaj në 2033 dhe 2034.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat