Superhëna e fundit për vitin 2020 do të shkëlqej sonte, ajo njihet si “Hëna e Luleve” dhe shfaqet gjashtë herë më e madhe se normalja

Shkencë & Teknologji

Superhëna e fundit për vitin 2020 do të shkëlqej sonte, ajo njihet si “Hëna e Luleve” dhe shfaqet gjashtë herë më e madhe se normalja

Më: 10 maj 2020 Në ora: 15:22
Foto Ilustrim

Superhëna e fundit për këtë vit do të shfaqet gjashtë për qind më e madhe se normalja e njohur ndryshe si “Hëna e Luleve”.

Sipas mediave të huaja, ajo është e treta dhe e fundit e vitit 2020, gjithashtu do të jetë më pak e “tërhequr” për nga vizualiteti se dy të tjerat, të cilat ndodhën me 9 mars dhe 7-8 prill.

Emri i saj vjen nga periudha e mbjelljes së bimëve gjatë fillimit të majit dhe quhet ndryshe edhe Hëna e Nënës, Hëna e Mbjelljes dhe e Misrit.

Hëna do të shfaqet diku rreth orës 17:00, në disa vende do të bëhet e dukshme më vonë në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat