Shkencëtarët zbulojnë lindjen e një planeti për herë të parë

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë lindjen e një planeti për herë të parë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 18:40
Foto Ilustrim

Astronomët zbulojnë lindjen e një planeti, i cili është duke u formuar rreth një ylli në një sistem të ri 520 vjet dritë nga Toka, në yjësinë e Aurigës.

Sipas mediave të huaja, lindja e planetit është e dukshme në imazhe, e cila u vërejt nga vëzhgimet me Teleskopin e Observatorit Jugor Evropian në Kili.

AB Aurigae është një yll i ri në yjësi që simbolizon karioterin qiellor. Ai është i rrethuar nga një disk i trashë i bërë nga gazi i ftohtë dhe pluhuri. Kur këto bashkohen në grumbuj, atëherë janë përbërësit e duhur për të bërë një planet.

Lidhur me këtë ngjarje astronomët besojnë se mund të jetë prova e parë e drejtpërdrejtë e lindjes së një planeti.

“Mijëra ekzoplanete janë identifikuar deri më tani, por shumë pak dihet se si ato formohen”, tha Anthony Boccaletti, autor studimi dhe astronom në “Observatoire de Paris”.

“Ne duhet të vëzhgojmë sisteme shumë të reja për të kapur me të vërtetë momentin kur formohen planetët”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat