Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë universin paralel, ku koha ecë mbrapa

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë universin paralel, ku koha ecë mbrapa

Më: 22 maj 2020 Në ora: 16:41
Foto Ilustrim

Shkencëtarët e NASA-s kanë lansuar prova të një universi paralel, menjëherë pranë universit tonë, ku të gjitha rregullat e fizikës duket se funksionojnë në të kundërt.

Sipas mediave të huaja, adhuruesit e librave shkencorë dhe komikë kanë ditur gjithçka rreth universeve paralele që nga fillimi i viteve 60-ta.

Përderisa fizikantët kanë debatuar që nga viti 1952 nëse ne vërtet jetojmë në një “multiverse” – pioneri i shkencës kuantike Erwin Schrodinger deklaroi se mund të duket çmenduri – ka pasur pak prova deri tani të dimensoneve përtej tonave.

Mirëpo, tani një eksperiment i zbulimit të rrezeve kozmike ka gjetur grimca që thjesht vijnë prej jashtë universit tonë.

“Antarctic Impulsive Transient Antenna” e NASA-s  përdori një tullumbace gjigande për të tërhequr antenat elektronike lart në ajrin e ftohtë të thatë mbi Antarktikun – ku ka pak ose aspak zhurmë atmosferike për të tërhequr gjetjet e tij.

Ekziston një “erë” e vazhdueshme e grimcave të energjisë së lartë që vijnë nga hapësira e jashtme – disa prej të cilave janë një milion herë më të fuqishme se gjithçka që mund të krijojmë vetë.

Grimcat e energjisë së ulët – neutrinot – mund të kalojnë plotësisht përmes Tokës, duke bashkëvepruar mezi me substancën e planetit tonë . Por objektet me energji më të lartë ndalen nga materia siguruese e Tokës.

Kjo do të thotë që grimcat e energjisë së lartë mund të zbulohen vetëm se vijnë “poshtë” nga hapësira e jashtme. Për të zbuluar një grimcë më të rëndë – një “neutrino tau” – që “del” nga Toka do të nënkuptonte që këto grimca në të vërtetë po udhëtojnë prapa me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat