Turneu i video-lojës PUB G, “Modus Esport Events” prezantojnë rregullat dhe mënyrën e aplikimit

Shkencë & Teknologji

Turneu i video-lojës PUB G, “Modus Esport Events” prezantojnë rregullat dhe mënyrën e aplikimit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 23:35
Turneu i video-lojës PUB G

Modus Esport Events ka bërë njoftimin e radhës për sa i përket turneut të video-lojës PUB G.

Ata në njoftim në rrjetin social Facebook kanë bërë të ditura rregullat e lojës dhe mënyyrat e aplikimit për garën e sivjetme.

Ky është njoftimi i plotë nga Modus Esport Events:

“Të nderuar adhurues të sporteve elektronike dhe lojrave Online, jemi të lumtur t’ju njoftojmë për organizimin më të madh në vend dhe rajon të turneut të hapur PUB G për të gjithë dashamirësit dhe ekipit me një përmbledhje çmimesh fituese të përgjithshme prej 1100 €.

Regjistrimet për pjesëmarrje janë të hapura nga sot (e martë) 26 maj deri më 1 qershor.

Pikat me të gjitha informatat shtesë se ku te regjistroheni dhe në çfarë mënyre do të ju informojmë gjatë ditës! Organizuar nga Modus Sportui Evetns, sponzorizuar dhe mbështetur nga SOLA (Shija jote që lëviz).

Mënyra e Aplikimit:

1. Aplikimi bëhet nëpërmjet komenteve.

2. Aplikimin për të gjithë ekipin e bën vetëm kapiteni.

3. Kapiteni paraqet emrin e ekipit, emrin, (in-game emrin) dhe mbiemrin e çdo lojtari.

4. Vlen vetëm për PUBG-PC për shkak të numrit të limituar të ekipeve (16 ekipe) aplikimi për ‘tournamet’ do të mbyllet.

Pas përzgjedhjes së ekipeve të gjithë kapitenët do të njoftohen për mënyrën e ndarjes së çmimeve dhe çdo informatë shtesë. Rregullat e lojës dhe mënyra se si do të zhvillohet loja do të postohen në ditët në vazhdim.

Eventi mbështet nga: Sola, NextLevel, Telegrafi.com, MODUS Events & Entertainment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat