Me përditësimin e ri të macOS, rregullohet sistemi i kohëzgjatjes së baterisë ne macOS

Shkencë & Teknologji

Me përditësimin e ri të macOS, rregullohet sistemi i kohëzgjatjes së baterisë ne macOS

Më: 27 maj 2020 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Gjatë muajit prill, Apple prezantoi në një version paraprak të zhvilluesve të macOS Catalina 10.15.5, që ka një veçori të quajtur menaxhimi i shëndetit të baterisë.

Kjo veçori është krijuar për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë së MacBook, ndërsa tani me macOS Catalina 10.15.5 është në dispozicio për të gjithë përdoruesit e MacBook.

Bateritë nuk i pëlqejnë ekstremet, thjeshtë për të ruajtur baterinë e laptopit, rrallëherë duhet ta ngarkoni në maksimum ose ta shkarkoni plotësisht.

Menaxhimi i shëndetit të baterisë, funksionon nën supozimin se nuk ju duhet gjithmonë që bateria e laptopit tuaj të jetë e ngarkuar plotësisht.

Sistemi do të monitorojë formën e përdorimit dhe do të ngarkojë baterinë në përputhje me rrethanat, si për shembull, nëse zakonisht e mbani MacBook tuaj të kyçur gjatë gjithë ditës së punës, kjo veçori mund të zvogëlojë ngarkesën maksimale të baterisë.

Një karakteristikë e ngjashme në iOS 13 quhet ngarkimi i optimizuar i baterisë, kështu që nëse jeni njohur me atë, menaxhimi i shëndetit të baterisë është pak a shumë e njëjta gjë. Ashtu si veçoria iOS, menaxhimi i shëndetit të baterisë mund të fiket në MacBook.

Gjithashtu, Apple shtoi disa informacione më shumë në panelin e Energy Saver në System Preferences në MacBook – tani tregon gjendjen e baterisë dhe rekomandon nëse bateria duhet të kontrollohet për servis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat