Google lanson sistemin e “realitetit të shtuar”, vizualizon distancën prej dy metrash që të mbahet distanca shoqërore

Shkencë & Teknologji

Google lanson sistemin e “realitetit të shtuar”, vizualizon distancën prej dy metrash që të mbahet distanca shoqërore

Më: 30 maj 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Të gjithë jemi duke u munduar, që t’i përshtatemi distancës shoqërore, si një mënyrë e re e jetës.

Në mënyrë që të lehtësohet ky rregull i ri, Google e ka lansuar një sistem të ri që përfshinë “realitetin e shtuar”, ndërsa tregon distancën prej dy metrash në diametër.

Sodar quhet kjo pajisje, që është krijuar nga inxhinierët e Experiment with Google, që të krijojë një rreth në ekranin e telefonit, që do të tregojnë distancën prej dy metrash.

“Me anë të kësaj teknologjie, tregohet limiti deri ku mund të lëvizet nëpër ambientin ku ndodhet përdoruesi. Me Sodar që mbështetet nga pajisja telefonike, krijon rreth jush një diametër prej dy metrash”, thuhet në përshkrimin e bërë në Twitter.

Ky sistem është në dispozicion vetëm në Android, derisa të interesuarit mund ta shkarkojnë atë duke shkuar në sodar.withgoogle.com, në telefonin e tyre.

Vetëm mjafton të instalohet në telefon dhe më pas duhet ta mbani përpara, që të shikoni në ekran për limitin e caktuar deri ku mund të afroheni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat