Sateliti i parë vëzhgues i prodhimit turk do të lansohet në vitin 2021

Shkencë & Teknologji

Sateliti i parë vëzhgues i prodhimit turk do të lansohet në vitin 2021

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:03
Foto

Sateliti i parë për vëzhgimin e tokës të prodhuar nga Turqia me rezolucion të lartë është planifikuar për lansim vitin e ardhshëm, thanë sot zyrtarët turq, raporton Anadolu Agency.

Sateliti i ri, i quajtur “Imece”, është një hap shumë i rëndësishëm për përmbushjen e nevojave të sektorëve ushtarakë dhe civilë të Turqisë për imazhe me rezolucion të lartë nga teknologjia vendore, thanë pjesëmarrësit në një takim të organizuar nga Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

Punët përmbyllëse rreth montimi të satelitit po bëhen bashkërisht nga ministritë e Teknologjisë, Mbrojtjes dhe Transportit të Turqisë.

Pas përfundimit të suksesshëm të testeve, është vendosur të fillojë prodhimi i satelitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat