Astronomët konfirmojnë eksoplanetin në madhësinë e Tokës

Shkencë & Teknologji

Astronomët konfirmojnë eksoplanetin në madhësinë e Tokës

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Astronomët kanë konfirmuar ekzistencën e Proxima b, një eksoplanetë me përmasa gati sa Toka që rrotullohet në yllin më të afërt me diellin tonë.

Sipas mediave të huaja, Teleskopi Shumë i Madh me qendër në Kili ka një spektograf të ri dhe më të fuqishëm të quajtur ESPRESSO, kështu që astronomët vendosën ta përdorin atë për matje më të sakta të planetit.

Në fakt, siç thuhet më tej, ESPRESSO ka një saktësi më shumë se tre herë saktësinë e HARPS – i cili është në thelb i njëjti instrument, thjesht nga një gjeneratë e mëparshme.

“Ne jemi vërtet të kënaqur që ESPRESSO mund të prodhojë matje edhe më të mira, dhe është një mirënjohje dhe shpërblim i vetëm për punën ekipore që zgjat gati 10 vjet”, tha Francesco Pepe, autor studimi dhe profesor i Universitetit të Gjenevës në departamentin e astronomisë, në një deklaratë.

Studiuesit përcaktuan që Proxima b është 1.17 herë më shumë se masa e Tokës – dhe kompleton një rrotullim rreth yllit të saj, Proxima Centauri, çdo 11.2 ditë të Tokës.

Rezultatet e studimit u botuan javën e kaluar në revistën Astronomy & Astrophysics. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat