Shkencëtarët: Këto kafshë do na ndihmojnë t’i japim fund koronavirusit

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët: Këto kafshë do na ndihmojnë t’i japim fund koronavirusit

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Antitrupat e vegjël në alpacas, lloj i kafshëve që janë i të njëjtës familje me lamat, mund të ndihmojnë në ndalimin e një vale të dytë të koronavirusit, sipas studieusve.

Shkencëtarët në Suedi dhe Afrikën e Jugut kanë përdorur ‘nanotrupa’ nga kafshët e imunizuara ndaj virusit, për ta ndaluar infektimin nga njerëzit.

Antitrupat e vegjël drejtohen për tek proteina ‘Spike’, e cila mundëson depërtimin e Covid-19 në trup, duke e imunizuar atë.

Ekspertët kanë pohuar se studimi i tyre ‘neutralizon fuqishëm virusin’. Për shkak të faktit se nanotrupat janë të lira dhe të lehta për tu riprodhuar ato mund të jenë një mundësi gjerësisht të arritshme.

Nanotrupat janë gjithashtu shumë më të lehta për tu klonuar dhe ndryshuar, sipas shkencëtarëve.

Punimi akademik nuk ka marrë shqyrtim nga kolegët shkencor akoma. studimi u botua në fillim të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat