Instagram tani mundëson dallimin e tre komenteve në një postim - Bota Sot
Instagram tani mundëson dallimin e tre komenteve në një postim

Shkencë & Teknologji

Instagram tani mundëson dallimin e tre komenteve në një postim

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:23
Foto Ilustrim

Instagram ka lansuar për të gjithë tiparin e ri të komenteve të theksuara.

Përdoruesit e Instagramit në të gjithë botën tani mund të theksojnë deri në tre komente për t’i pozicionuar ato në krye të postimeve të tyre.

Kjo do t’u japë autorëve më shumë kontroll mbi tonin e komenteve në postimet e tyre.

Ata mund të zgjedhin komente që theksojnë pozitivitetin dhe e drejtojnë bisedën më shumë drejt qëllimit të caktuar.

Meqenëse komentet e zgjedhura do të shfaqen në krye, njerëzit kanë më shumë gjasa të përfshihen.

Instagram do të njoftojë përdoruesin, komenti i të cilit është i theksuar.

“Sot ne po prezantojmë komentet e theksuara kudo. Kjo do të thotë që ju mund të vendosni disa komente në krye të postimit tuaj dhe të menaxhoni më mirë bisedën,” deklaroi Instagram në një cicërimë të martën.

Kompania në pronësi të Facebook-ut ka testuar këtë veçori që nga maji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat