Anonymous thotë se TikTok është një operacion masiv spiunimi, por jo vetëm - Bota Sot
Anonymous thotë se TikTok është një operacion masiv spiunimi, por jo vetëm

Shkencë & Teknologji

Anonymous thotë se TikTok është një operacion masiv spiunimi, por jo vetëm

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 00:57
TikTok

Dan Okopny, një administrues sistemi nga Kalifornia, është bërë viral me postimin e tij lidhur me TikTok. Pasi studioi platformën në aspektin inxhinierik, ai thotë se TikTok nuk është asgjë veçse një shërbim për mbledhjen e të dhënave, i maskuar mirë si një rrjet social.

Aplikacioni raportohet se gjurmon pajisjet harduerike dhe softuerike të telefonave dhe mund të shohë edhe cilat aplikacione të tjera ka të instaluar përdoruesi. Këtë e pohon dhe Anonymous, të cilët thonë se TikTok po mbledh të dhëna për fëmijë dhe adoleshentë për të parë zhvillimin e tyre në treg dhe politik, me qëllim krijimin e metodologjive më të mira për t’i mbajtur ata “pas vetes” për 5-10 vitet e ardhshme.

Anonymous thotë se TikTok është një operacion masiv

Image

Problematikë edhe më e madhe është mungesa e kontrollit të këtij aplikacioni nga fëmijët. Zhvilluesit tregojnë se si burra të moshuar kanë kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët në këtë platformë.

“Unë kam parë personalisht (dhe raportuar) shumë raste të dyshimta”, shkruan Dan Okopny. Burra 40-50 vjeç duke bërë duet (një lloj opsioni që të lejon të kërcesh/këndosh me një këngë në sfond së bashku me dikë tjetër) me vajza 8-10 vjeçare me këngë seksuale. Këto video janë të publikuara. TikTok ka gjithashtu opsionin e mesazheve, prandaj rreziku është edhe më i madh. Nga ana tjetër, videot që shfaqen vazhdimisht edhe pse me përmbajtje humoristike, janë shpeshherë seksuale dhe jo të përshtatshme për një fëmijë.

Platforma me video të shkurtra është ndaluar nga India, së bashku me rreth 60 aplikacione të prodhuara në Kinë, nën akuzën se të tilla platforma përbëjnë vjedhje dhe transmetim të fshehtë të të dhënave të përdoruesve në mënyrë të paautorizuar. SHBA dhe Australia gjithashtu raportohet se po konsiderojnë t’i ndalojnë këto aplikacione.

Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit tha në një intervistë për Fox se “qeveria po mendon që të ndalojë TikTok dhe aplikacione të ngjashme kineze”. Ai shtoi se njerëzit mund ta shkarkojnë aplikacionin vetëm “nëse duan që të dhënat e tyre personale të jenë në duart e partisë komuniste kineze.”

TikTok (në pronësi të ByteDance me bazë në Pekin) i ka mohuar akuzat duke thënë se operon veçmas nga ByteDance dhe thekson se qendrat e të dhënave janë vendosur plotësisht jashtë Kinës. Një zëdhënës i kompanisë tha për CNN se “shqetësimet e sigurisë kombëtare janë të pabazuara”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat