Sistemi operativ Linux që është një kopje e gjallë e Windows 10

Shkencë & Teknologji

Sistemi operativ Linux që është një kopje e gjallë e Windows 10

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:53
Windows

Sistemi operativ LinuxFx me të vërtetë admiron pamjen e Microsoft Windows 10. Në fakt ky version i sistemit operativ Linux është aq i ngjashëm me Windows 10-ën saqë habitemi që Microsoft nuk e ka çuar në gjykatë këtë çështje.

Si mund ta quajmë? Linux për përdoruesit e Windows apo një klon i Ubuntu me “lëkurën” e Windows?

LinuxFx 2004 është krijuar nga disa zhvilluar Brazilianë dhe bazuar në Ubuntu 20.04. Përdor desktopin Cinnamon ndërsa dallimet mes tij dhe Windows 10-ës së vërtetë thuajse janë inekzistente.

Nga ndërfaqja e paneleve tek Menuja Start dhe File Explorer, LinuxFx ka madje edhe sfondin e Windows 10-ës. Madje kanë ndërtuar një asistent virtual të quajtur Helloa dhe ka të njëjtën logo si Cortana.

Në ndezjen e parë sistemi operativ ju ndihmon të instaloni driverat grafikë, të përshtatni rezolucionin e ekranit dhe disa konfigurime bazike.

Zhvilluesi kryesor i saj Rafael Rachid tha se Helloa është në fazat e para të zhvillimit. Por nuk përfundon këtu e gjitha sepse edhe klienti e-mail i Linux Evolution përdor logon e Outlook, konfigurimi Games përdor logon e Xbox dhe LibreOffice është i ngjashëm me logon e Microsoft Office.

LinuxFx ka të përfshirë edhe disa softuerë produktiviteti dhe komunikimi si Skype, Telegram, Microsoft Teams, TeamViewer dhe Zoom. Në pjesën më të madhe të tij është identik me Windows 10-ën por nëse hyni më thellë do të gjeni dallime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat