Zbulohet testi që tregon rezultatin e COVID-19 për 3 minuta në Itali

Shkencë & Teknologji

Zbulohet testi që tregon rezultatin e COVID-19 për 3 minuta në Itali

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:42
Ilustrim

Shkencëtarët në Itali kanë zhvilluar një test shumë të shpejtë për COVID-19. Ky test është në gjendje që vetëm për 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo me koronavirus.

Quhet “Tamponi i Përditshëm” dhe pështymën e përdor për ekzaminim. Testi për COVID-19 është zhvilluar nga kompania private “Allum” në Lecco në bashkëpunim me universitetin Sannio.

“Tamponi i Përditshëm”, ka marrë aprovimin e ministrisë italiane të Shëndetit dhe prodhimi i tij mund të fillojë në masë të madhe.

Ai funksionon njësoj si një test shtatzënie. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, ndërsa nëse jeni negativë vetëm një vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat