Asteroidi gjigant do të kalojë nesër afër Tokës

Shkencë & Teknologji

Asteroidi gjigant do të kalojë nesër afër Tokës

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:18
foto ilustrim

Sipas NASA, asteroidi 2014 QJ33 do të arrijë orbitën e Tokës të enjten.

Një asteroid gjigant pritet të kalojë orbitën e Tokës të enjten, 17 shtator.

Trupi qiellor, i njohur zyrtarisht si asteroidi 2014 QJ33, po lëviz me një shpejtësi prej 8.66 kilometra në sekondë, raporton BBC.

Sipas NASA, diametri i tij duhet të jetë midis 48 dhe 110 metra.

Me këtë diametër, mendohet se është pak më i madhe se Ura e Londrës dhe pak më e vogël se Katedralja e Shën Stefanit.

Por nuk duhet të jetë i rrezikshëm: Sipas NASA, asteroidi do të fluturojë afër planetit tonë me një distancë të mjaftueshme sigurie – rreth 2.6 milionë kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat