Një teoricient pohon që ka zbuluar robot në Area 51

Shkencë & Teknologji

Një teoricient pohon që ka zbuluar robot në Area 51

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:57
Shikuesit u magjepsën nga imagjinatat e Scott

Një teoricien konspiracioni ka pohuar se shkencëtarët në Area 51 kanë ndërtuar një ushtri robotësh gjigant në bazë.

Scott C Waring, i cili është i njohur për të bërë pretendime të çuditshme, tha se ai hasi në zbulimin tronditës kur ishte duke lëvizur në Google Earth.

Në videon që ai postoi në kanalin e tij në YouTube, studiuesi i vetëshpallur tha se gjeti një robot të gjatë 16 metra të shtrirë në tokë në Area 51.

Image

Ai zmadhon fotografinë satelitore dhe thotë: “Nuk mund ta besoj se është e vërtetë dhe duket si një teknologji e re për të cilën po punonte Area 51”.

Ai thotë se figura qëndron rreth 16 metra e gjatë pasi e ka matur atë nga “lart poshtë”. Shikuesit u magjepsën nga imagjinatat e Scott.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat